TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2025, 08:35

SPAK hetim ndaj krimeve zgjedhore, Maliqi: Ngritja e task forcës, për t’i bërë presion opozitës

Shkruar nga Pamfleti

SPAK hetim ndaj krimeve zgjedhore, Maliqi: Ngritja e task forcës, për

Drejtuesi politik i PL-së, në Berat, Lefter Maliqi tha nëse SPAK do që të luftojë krimet zgjedhore, aty ka dosjet 184 dhe 339.

Ai akuzon SPAK si të kapur nga Soror dhe Rama ndërsa shton se as vendosja e task forcës nuk do të sjellë drejtësi. Lefter Maliqi shprehet se ngritja e task forcës është vetëm për t’i bërë presion opozitës.

“Keqardhje e madhe, SPAK-u i partisë ka deklaruar që do të ngrejë task forcë pranë KQZ me oficerë të BKH për zgjedhjet e 2025.

Nuk ka drejtësi, nuk ka SPAK në Shqipëri, SPAK është i kapur drejtpërdrejtë nga Sorosi dhe nga Rama.

SPAK po të ishte se do luftonte krimet zgjedhore, aty e ka dosjen 184 apo 339 që të frikësonte edhe të majtët e të djathtët në Shqipëri.

Aty e ka Ulsi Manjën, aty e ka ‘’tërmetin’’ që thoshte ‘tërmet tërmet’ Gjiknuri.

Me filmime me prova në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, administrator i një zone Lumes bashkë me drejtues të bashkisë Kuçovë duke shpërndarë ndihma gjasme për familjet në nevojë vetëm me vetëm për të blerë vota.

Kjo ngritja e task forcës është për t’i bërë presion opozitës, sepse task forca dhe operacionalja deri dje ishte vetëm për të mbajtur nën përgjim kandidatët e opozitës siç e futën në kurth Belerin që i morën mandatit”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje