TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 07:14

Inceneratori i Tiranës, Artan Hoxha: Veliaj dhe mbështetësit e tij më sulmuan personalisht

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratori i Tiranës, Artan Hoxha: Veliaj dhe mbështetësit e

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me sulmet denigruese të politikanëve dhe mediave pranë tyre, ndaj tij dhe kolegëve gazetarë.

Ai tregoi disa shembuj personal, se si ishte sulmuar nga Erion Veliaj për shkak të deklaratave të tij lidhur me inceneratorin e Tiranës, për paditë intimiduese të Fredi Belerit dhe sulmet banale nga mbështetës të tij në media.

"Në emisionin që kemi patur për inceneratorët, unë jam ulur atje dhe zoti Velaij ishte live në TV tjetër dhe më sulmoi personalisht, tha gazetarë që dalin në pergjimet e SKY. Nga e di kryetari i Bashkisë? Kur ky është në dijeni të këtij fakti, pse nuk i është drejtuar organeve? Pse e bën ai atë? Sepse nxorra shkresën me firmën e Veliajt.

Vijmë te situata që ndodhemi. Politikanët e brezit të rinj, nuk kanë rregulla, din dhe iman, nuk përzgjedhin, madje janë edhe të paturpshëm përdorin të gjithë bateritë. Ai të merr nga burgu, nga kërkimi, thotë është burrë i mirë ky, çfarë do ti me këtë? Çfarë ndodh nga ai moment? Më ndodhi që në një TV, sa ndryshoi linja editorial, as më thirrën, asgjë, por redaktorja më thotë kam urdhër nuk do të dalësh më. Nga ai moment katër TV rresht ndjekin të njëjtën gjë. Në këtë moment, kur pushteti dhe politika sulmon… Unë padinë e parë e kam provuar që në 98’. Këtë i thashë edhe Olës, i ke shqetësuar dhe do të të sulmojnë.

Ne nuk kemi solidaritet as me njëri tjetrin, përfshirë dhe këtë të Belerit. Në Greqi shoh të gjithë gazetarët bashkë, por ndryshe këtu. Vetëm në Shqipëri ndodh që del një moderator në dy tv të ndryshme dhe sulmon në këtë mënyrë. Thoshte janë idiotë, psikopatë, diarre dhe nuk ndodh asgjë. Më dolën avokatët e Belerit dhe thanë AMA ka marrë masa për emisionin e Yllit, kur nuk e dinim as ne dhe as Ylli", tha Hoxha për "Të Paekspozuarit".

Lini një Përgjigje