Shëndetësia ka qenë kryefjala e fushatës së 2013, me të cilën Edi Rama dhe të tijtë erdhën në pushtet me 1 milionë vota.
E në 10 vite qeverisje, shëndetësia ka qenë sërish kryefjala e propagandës qeveritare socialiste, si me demek falas, ashtu siç e premtuan kur kërkuan vota.
Gjëja e vetme për të cilën shëndetësia ka qenë realisht kryefjalë është korrupsioni galopant, ministër pas ministri që e ka drejtuar këtë dikaster të rëndësishëm.
Nuk është nevoja të hulumtojmë sepse e keni të freskët betejën e SPAK-ut për koncesionet korruptive në shëndetësi, si sterlizimi, check up., etj, me protagonist hajdutin kryesor Ilir Beqja, por që ende nuk i janë vënë prangat, pasi siç ndodh rëndom, kurbanë bëhen vartësit.
Vjedhjet e Ilir Beqajt i pasoi ‘me dinjitet’ Ogerta Manastirliu, ku të gjithë tenderët kalojnë te miqtë që numërohen me gishtat e njërës dorë e llokmat shkojnë për qeveritarët.
Kemi folur e denoncuar pambarimisht për atë që bëhet në këtë sektor, kemi faktuar me emër e mbiemër të gjithë hajdutët, abuzuesit, të korruptuarit, por ende sot e kësaj dite, ata vjedhin të lirë, por ndoshta tanimë jo edhe aq të qetë pasi tani dosjet i kanë shkuar në SPAK.
Nuk ka ditë që nuk vijnë denoncime për spitalet, qendrat shëndetësore, me ‘1001’ probleme jetike e bazike.
I fundit vjen nga pediatria në QSUT.
Në sallat kirurgjikale mungojnë ftohësit, kondicionerët, për pasojë, operacionet nuk kryhen dot pa u ftohur moti.
Pra, njësoj si gruri, misri, të mbjellat e ndryshme, edhe për njeriun, sytë mbahen për ndonjë pikë shi nga qielli që të freskojë, e vetëm atëherë fëmijët t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të nevojshme kirurgjikale. Kriminale!
Kaq shumë sa kanë vjedhur, një ftohës për ta është si një pikë ujë në mes të oqeanit për nga vlera financiare, por kur mungon në QSUT, ça pret më nëpër qendra të tjera shëndetësore në rrethe.
Ogerta me Bablokun e saj mundohen shpesh të propagandojnë me investimet që kanë bërë në shëndetësi, por janë thjesht grim e tualet në fytyrën e një të sëmuri që po vdes.
Nuk po e zgjasim, më mirë po e kthejmë në lutje: Zonja Ministre, Zoti Kryeministër, ju lutem blini një ftohës për sallat e operacioneve për fëmijë.
Lini një Përgjigje