TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2023, 10:51

Droga në vend, Karamuço zbulon prapaskenat: Pse nuk preken organizatorët dhe financuesit!

Shkruar nga Pamfleti
Droga në vend, Karamuço zbulon prapaskenat: Pse nuk preken
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur në lidhje me operacionet e njëpasnjëshme për kapjen dhe asgjësimin e parcelave me kanabis në vend.

Ai u shpreh se deri më tani Policia nuk ka mundur që të kapë “kokat” e këtyre organizimeve të kultivimit të kanabisit, por vetëm punëtorët.

Nuk shkohet më pa një burim informacioni të besueshëm për të kapur vetëm ata që po punojnë në parcela, dhe mos të kapësh organizatorët. Deri tani e kemi shumë problem për arrestimin e financuesve dhe organizatorëve të këtyre grupeve që merren me kultivimin e kanabisit. Jemi marrë vetëm me punëtorët, atëherë vetëm do ndryshohen parcelat dhe organanizatorët do të jenë me telefona në dorë, e s’do të preken asnjëherë”, tha Karamuço në “Zona Zero”.

ervin karamuço droga në vend

Lini një Përgjigje