
Në orët e fundit Vlora është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë duke krijuar një sërë problemesh.
Sipas informacioneve mësohet se për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka pasur dëmtime serioze në shezlongë në zonën e Lungomares dhe probleme janë konstatuar edhe në zona të tjera në plazh.
Ndër të tjera mësohet se për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të mëdha dherash në rrugën e lagjes 10 korriku, aty ku punohet për normalizimin e situatës dhe mos patur probleme në levizjen e automjeteve.
Sot deri në orën 10 pritet që në të gjithë territorin të ketë stuhi shiu. Autoritetet dhe disa bashki kanë dhënë alarmin, duke ju kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi pritet të ketë reshje me intensitet të lartë.
Gjithashtu priten erëra të forta dhe shkarkesa elektrike.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se qarqet më të rrezikuara janë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Peleshi sqaron se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri, ndërsa i bën thirrje bashkive në të gjithë vendin që të marrin masat e nevojshme për çdo emergjencë.
Lini një Përgjigje