TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 14:33

Ilir Metaj ankohet për kushtet në burg; kur LSI kishte drejtësinë, u 'avulluan' 25 milionë Euro në burgje

Shkruar nga Pamfleti

 Ilir Metaj ankohet për kushtet në burg; kur LSI kishte

I arrestuar për korrupsion, ish-Presidenti ankohet për kushtet e paraburgimit që janë rezultat i abuzimeve miliona euroshe nga ish-ministrat e LSI-së...

Prej më shumë se 7 muajsh në paraburgim, Ilir Metaj, ish-President, i arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurive, vijon fushatën elektorale nga qelia duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit në pushtetin e Edi Ramës, megjithëse ka qeverisur vetë me të për 4 vjet.

Në një mesazh të fundit nga paraburgimi, Metaj është ankuar për kushtet e vështira në burg, duke akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për gjendjen alarmante të mbipopullimit dhe kushtet e papërshtatshme të jetesës në qendrat e paraburgimit.

Ai premtoi se pas fitores së koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore” më 11 maj, do të ndryshojë Kodin Penal bashkë me Sali Berishën. Por, pikërisht Ilir Metaj ishte pjesë e pushtetit kur Kodi Penal u ndryshua dy herë, vetëm për të lehtësuar pozitën e pushtetarëve dhe bosëve të krimit, ndërsa dispozitat që rëndojnë qytetarët e zakonshëm mbetën të pandryshuara.

Ankesat e tij, tani që vetë është në paraburgim, janë shembull i pastër hipokrizie. Në fakt, Metaj qëndron në një qeli me kushte relativisht të mira, e vetmja gjë që i mungon është liria dhe mundësia për të bërë pazare politike.

Metaj ankohet sot për kushtet e paraburgimit, por ka harruar se gjatë qeverisjes së LSI-së në vitet 2013-2017, kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, u abuzuan dhe u zhdukën rreth 25 milionë euro fonde publike, të destinuara pikërisht për përmirësimin e kushteve në burgje dhe paraburgime.

Përmes tenderëve fiktivë, këto fonde u përvetësuan nga ish-ministrat Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, në bashkëpunim me drejtorët e burgjeve të emëruar nga çifti Meta-Kryemadhi. Skandalet përfshinë vjedhjen e fondeve për ushqimin e të burgosurve, uniformat e punonjësve dhe byzylykët elektronikë të mbikëqyrjes.

Ironikisht, Ilir Metaj sot pretendon të bëjë politikë nga qelia, duke anashkaluar faktin se kushtet për të cilat ankohet janë rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqpërdorimeve masive gjatë kohës kur vetë ai ishte në pushtet./Pamfleti

ilir meta ankohet nga qelia

Lini një Përgjigje