TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 14:14

Pengoi aleatin e Berishës të zhvillonte takim elektoral, proçedohet penalisht 42-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Pengoi aleatin e Berishës të zhvillonte takim elektoral,

Policia ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj të shtetaseje 42-vjeçe, e cila akuzohet se ka penguar një prej aleatëve të Sali Berishës dhe kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës, Rivelino Çuno, për të zhvilluar një takim elektoral.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, atje ku kandidati për deputet i koalicionit ‘ Aleanca Shqipëria Madhështore’, Rivelino Cuno, ka raportuar në polici se është penguar gjatë zhvillimit të fushatës.

Pasditen e djeshme, shtetasi Rivelino Cuno, 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë.

Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje