TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 12:23

Kallëzoi kryebashkiakun e Dibrës, Gjunkshi del nga SPAK: Kryeçyryku Rama do marrë përgjigje për ofezën ndaj dibranëve

Shkruar nga Pamfleti

Kallëzoi kryebashkiakun e Dibrës, Gjunkshi del nga SPAK:

Kandidati për deputet i PD-ASHM, Xhemal Gjunkshi u paraqit sot në SPAK për të bërë një denoncim për krim zgjedhor. Ai ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, kryetarin e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu dhe drejtorin e shërbimeve Bedri Kamberi.

Gjunkshi u shpreh se në kundërshtim më ligjin bashkia asfalton rrugët, ndërsa bëjnë presion dhe përdorin asetet publike në kohë fushate.

Ai po ashtu denoncoi se ushtrohet presion ndaj qytetareve te Dibrës dhe ndaj administrates. Gjunkshi tha se kallëzimi që ai bëri është regjistruar nga ana e Prokurorise se Posaçme.

“Erdha në SPAK në lidhje me një kallëzim që kam bërë në lidhje me një krim zgjedhor të kryetarit të Bashkisë, Rrahim Spahiu dhe drejtorit të shërbimeve të mbështetjes, Bedri Kamberi. Të dy këta persona janë kapur në flagrancë, duke përdorur asetet publike pikërisht në kohën e fushatës zgjedhore. Këto kanë pasur kohën e mjaftueshme që këtë rrugë ta ndërtonin për 12 vjet, por siç ndodh në të gjithë vendin, edhe në Dibër, infrasktruktura rrugore lë për të dëshiruar.

Këta po bëjnë gjithçka që nëpërmjet përdorimit të aseteve publike, intimidimit të votuesve, presionit të administratës publike me vendet e punës, presion me ndihmën ekonomike ndaj banorëve dhe qytetarëve të Dibrës, një ndihmë ekonomike qesharake. Këta janë çyrykët dhe kryeçyryku. Por unë u them çyrykëve dhe kryeçyrykut Edi Rama që përgjigjen më të mirë nga qytetarët e Dibrës do e marrësh më 11 maj. Atë ofezë që i ke bërë Dibrës s’e ka bërë në shekuj as serbi dhe as turku”, tha Gjunkshi.

Lini një Përgjigje