TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 13:57

‘Dhuna nga PD do vijojë të përsëritet’, analisti Meçe: 5 ditët e fundit janë deçizive për ruajtjen e standartit të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

‘Dhuna nga PD do vijojë të përsëritet’, analisti

Analisti Arben Meçe tha se ka një nervozizëm në prag të procesit zgjedhor dhe se kjo ka qenë një prej fushatave më pa gjak.

Meçe tha më pas se këto 5 ditë janë deçizive për të ruajtur standartin e procesit dhe se duhet të parandalohen episode të dhunshme.

“Ka një farë nervozizmi që demostrohet në këtë formë. Ka një direktivë për të krijuar incidente dhe përgatitet terreni për zgjedhjet. Këto 5 ditë janë deçizive për ruajtjen e standartit të zgjedhjeve dhe shmangen e incidenteve. Situata deri më tani ka qenë mëse normale dhe është një prej fushatave më pa gjak. Ky ritëm duhet të ruhet deri në numërimin e votave, edhe data 12 duhet të jetë nën vëmendje.

Që ne të flasim për gjëra që duhet t’i parandalojmë kjo i shërben procesit. Procesi duhet të jetë në vëmendje të shtuar dhe do ishte mirë që linja qeveritare që është më e interesuar, përgjegjësinë kryesore e ka pjesa qeveritare, dhe mirë është të shmangen”, tha Meçe.

Lini një Përgjigje