TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2023, 15:53

“I vetmi që përfitoi ishte Ilir Meta”, Artan Hoxha zbulon kush e përgatiti sulmin ndaj Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“I vetmi që përfitoi ishte Ilir Meta”, Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta se sulmin me grusht ndaj Sali Berishës në protestën që ngriti vet është organizuar nga Ilir Meta.

Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se Meta është i dyshuari kryesor, pasi vetëm ai përfitoi nga kjo ngjarje.

Populli shqiptar thotë ‘kur zihen dy, fiton një i tretë’. Në atë rast Berisha tha më qëlloi Rama, grushti që pësoi Berisha i mori vëmendjen Ramës, i vetmi që përfitoi në atë histori është Ilir Meta. Një hetim nis nga pyetja “kush përfitoi?” Dhe unë mendoj që personi që përfitoi është i dyshuar kryesor që e ka organizuar këtë gjë, ka gjet një moment kur dy rivalet kundërshtar janë përqendruar të njeri-tjetri dhe vjen një i tretë edhe likuidon hesapet. Në rastin konkret thyerja e mitit të Berishës është më e rëndë se vetja goditja që ka marrë sepse deri aty, jo vetëm ata që e mbështesin Berishën, por gjithë shqiptarët mendonin që Berisha është një politikan i fortë. Një nga fuqitë që kishte Berisha, kishte pikërisht pathyeshmërinë, paprekshmërinë. Kemi parë që Enver Hoxhën e rrëzua bust prej bronxi, ne Berishën e pamë ta rrëzonin, mitin e Berishës për së gjalli”, tha Hoxha.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi me 6 dhjetor të vitit që lamë pas Sali Berishën, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia. Në lidhje me ngjarjen e rëndë Berisha u shpreh se gjithçka është e organizuar nga Edi Rama.

artan hoxha grushti ndaj berishes

Lini një Përgjigje