TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 21:47

Atentati në Vlorë, ish-drejtuesi i Policisë: Vrasja është kryer nga profesionistë me pagesë!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Vlorë, ish-drejtuesi i Policisë: Vrasja

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka komentuar atentatin e kryer mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku viktimë mbeti një 22-vjeçar.

Në një intervistë për emisionin “Open” në ‘News24’, ai u shpreh se vrasja mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrjeje duke marrë parasysh inkriminimin e të atit të viktimës dhe një atentat të kryer më herët ndaj xhaxhait të tij.

Sipas tij atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe vrasja është kryer nga profesionistë me pagesë. Hajdarmataj theksoi se grupet kriminale sot po stërvitin të rinj dhe adoleshentë për të kryer vrasje të kësaj natyre.

Unë jam i mendimit se nëse ka dalë pista e ngatërresës së objektivit, ky i fundit duhet të jetë brenda familjes. Inkriminimi i babait të tij dhe atentati i mëparshëm ndaj xhaxhait mund të kenë lidhje. Mosha e re e tij përjashton deri në një farë mase pistën e lidhjes me krimin, sa të jetë aq problematik dhe të jetë objektiv për aktivitetin e tij personal. Për shkak të hakmarrjes, mund të ketë qenë objektiv. Qëllimi i grupit kriminal mendoj se është vetëm hakmarrja.

Atentati është i mirë organizuar dhe gjithçka është bërë e llogaritur. Viktima është ndjekur. Unë medoj se objektivi është brenda familjes. Sa i përket shumës, është te mënyra e realizimit. Makina dhe armët nuk janë aq të kushtueshme, por ka qenë siguria që ka kërkuar grupi. Është patjetër një vrasje me pagesë e kryer nga profesionistë. Kjo nuk ka të bëjë me ish-përdorues të armëve të tilla. Sot grupet stërvisin adoleshentë për të realizuar krime të tilla. Nëse do të marrim ish-punonjës policie apo efektivë të tjerë, janë një numër i pakët jashtë shërbimi”, u shpreh ai.

hajdarmataj ekzekutimi vlorë

Lini një Përgjigje