TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2023, 11:13

Sulmi ndaj “TCH”, Flutura Açka: Komisioni i medias dënon aktin, terroristët duhen vënë para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj “TCH”, Flutura Açka: Komisioni i medias dënon

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur në cilësinë e kryetares së Komisionit të medias dhe është solidarizuar me sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën dhe roja i sigurisë.

Açka u bëri thirrje institucioneve, ministrit Çuçi e kryeministrit ta marrin seriozisht këtë ngjarje të rëndë dhe terroristët të vihen para drejtësisë.

Grupi parlamentar i PD shprehim shqetësimin për këtë sulm. Ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar. Jemi dy ditë më pas dhe s’kemi asnjë informacion se ç’po ndodh me terroristët që vranë një qytetar të pafajshëm. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë, Çuçit dhe autoriteteve të gjejnë sa më shpejt autorët.  I bëj thirrjes Ramës, ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. U bëjmë thirrje edhe politikës të ndalin gjuhën e ashpër e agresive për të frymëzuar dhunën e krimin. Ne nuk do të rreshtim të kërkojmë nga shteti të dalin me rezultate”, tha Açka.

sulmi tch açka komisioni medias

Lini një Përgjigje