TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 22:22

"Krimi kontrollon gjithçka", Alizoti: Shqipëria si Meksika, këtu nuk vriten kandidatët se janë të lidhur me qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

"Krimi kontrollon gjithçka", Alizoti: Shqipëria si

Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Tomor Alizoti, u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si Meksika.

Ai u shpreh se fakti që kryeministri ka takuar në zyrë një përfaqësues të Sinaloas, atëherë çfarë duhet të presim më shumë për të thënë se kemi statusin si Meksika.

“E dini ju sa para droge qarkullojnë në Shqipëri? Grupet kriminale, grupet narko, kontrollojnë gjithçka, janë në ata që mbajnë këtë Qeveri në pushtet. Keni raportet e BND-së që flasin për mafien shqiptare, për lidhjet që kanë në Roterdam.

Në Meksikë u vranë kandidatët sepse iu shpall luftë karteleve, ndërsa në Shqipëri nuk kemi parë ndonjë luftë ndaj drogës, përkundrazi janë të lidhur me Qeverinë.

Një apartament në Tiranë kushton 3 mijë apo 4 mijë euro m2 dhe ky është një pastrim i madh parash. Rreziku i madh sot është narkokracia, sepse me paratë e drogës bën lobime marramendëse.

Shqipëria sot është një Meksikë e vogël. Opozitarizmi sot është pothuajse i pamundur, pasi nëse protestojnë 5 vetë, dalin 500 vetë që sulmojnë ata që protestojnë. Jemi në një fazë shumë të vështirë, në një fazë që zhduken 500 mln euro dhe nuk reagohet”, tha Alizoti për "News 24".

Alizoti u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohet një revolucion shoqëror, duhet një lëvizje e intelektit shqiptar, sepse jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e komunizmit.

Lini një Përgjigje