TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 22:51

“Krimi ka mbërthyer politikën”, Prençi bën deklaratën e fortë: Rama s’jep dot dorëheqjen sepse nuk e lejojnë grupet kriminale! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi ka mbërthyer politikën”, Prençi bën

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në episodin e sotme të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, deklaroi se shteti është i kapur nga grupet kriminale.

Prençi tha se deri para pak kohesh politika e ka përdorur krimin për interesat e veta, ndërkohë që sot krimi e ka mbërthyer politikën pasi kërkon të marrë shpërblim për mbështetjen e dhënë.

Pjesë nga biseda në studio:

Krimi ka kapur politikën apo politika krimin?

Prençi: Politika ka përdorur krimin në momente të caktuar për interesa dhe tashmë krimi e ka kapur politikën e ka mbajtur peng! Sot p.sh po të dojë kryeministri të jap dorëheqjen, nuk e jep dot! Nuk e lejojnë grupet kriminale sepse ka detyrime për ta. Them kryeministri, por një ministër ka lidhje me dy grupe kriminale, një tjetër me tre grupe dhe të gjithë kërkojnë pjesën e tyre. Sot paranë publike më së shumit nuk e menaxhojnë ministrat, por bota e krimit, grupet kriminale. Tenderët nuk i marrin biznesmenët, por i ndajnë me përqindje me kriminelët. Prandaj them se duhet bërë një betim nga politika për ndarjen nga krimi.

Lini një Përgjigje