TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 10:42

I implikuar në vrasje dhe prodhim armësh Pëllumb Gjoka 'ankohet' në Kushtetuese: Përgjimet e SKY janë të pa vërteta

Shkruar nga Pamfleti
I implikuar në vrasje dhe prodhim  armësh Pëllumb Gjoka
Pëllumb Gjoka

Biznesmeni strategjik i qeverisë Rama, Pëllumb Gjoka, ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese për përgjimet e SKY ESCC.

Ai kërkon pavlefshmërinë e këtyre hetimeve dhe biseda nga dosja e SPAK.

Deskriptimi i bisedave nga agjensitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre. Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atësi një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste.

Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikmet përmes telefonave të koduar të përdorur kryesisht nga personazhe të botës së krimit, mes të cilëve dhe emra jo të pakët shqiptarësh. 

I pandehuri Pëllumb Gjoka, akuzohet nga SPAK për:

 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
 “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

pëllumb gjoka pëllumb gjoka \\\\\\\'ankohet\\\\\\\' në kushtetuese

Lini një Përgjigje