TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 13:31

Krimi Ekonomik bastis "Global Cosmetics & Production", sekuestrohen mijëra produkte "L'Oréal" kontrabandë; procedohen dy pronarët

Shkruar nga Pamfleti
Krimi Ekonomik bastis "Global Cosmetics & Production",
Tea Karanxha

Ergys Mezini dhe Tea Karanxha, respektivisht pronari i "Global Cosmetics & Production" dhe pronarja e "Global Beauty & Cosmetics", janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nën dyshimin e tregtimit të mallrave kontrabandë.

Newsbomb.al raporton se në biznesin "Global Cosmetics & Production" nën administrim të shtetasit Ergys Mezini, në rrugën "Nasi Pavllo" është ushtruar kontroll nga agjentët e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe janë gjetur produkte kozmetike kontrabandë.

Krimi Ekonomik bastis "Global Cosmetics & Production",

Konkretisht, janë konstatuar dhe sekuestruar 60 shishe shampo 300mg të markës "L'Oreal", 20 kuti me maska floku po të markës "L'Oreal", 260 tubetë me bojë flokësh të markës "L'Oreal", si dhe 32 kremëra flokësh po të markës "L'Oreal".

Këto produkte reklamoheshin në rrjete sociale dhe pranë bizneseve të ndryshme, kryesisht nga parukeri, nga biznesi "Global Cosmetics & Production" në pronësi të Ergys Mezinit. Megjithatë, siç duket të gjitha janë kontrabandë.

Nisur nga këto rrethana, agjentët e Krimit Ekonomik kanë ushtruar kontroll dhe në biznesin e shtetases Tea Karanxha. Kjo e fundit është pronare e "Global Beauty & Cosmetics" dhe ka lidhje biznesi me subjektin "Global Cosmetics & Production" të Ergys Mezinit.

Siç ka mësuar newsbomb.al, bizneset kanë të njëjtën adresë të ushtrimit të aktivitetit në rrugën "Nasi Pavllo" dhe gjatë kontrollit, janë gjetur mallra kontrabandë.

Krimi Ekonomik bastis "Global Cosmetics & Production",

Rezulton se Tea Karanxha nëpërmjet biznesit të saj "Global Beauty & Cosmetics" tregtonte produkte kozmetike të kontrabanduara dhe të padeklaruara pranë organeve përkatëse në Republikën e Shqipërisë.

Konkretisht, në biznesin e saj janë konstatuar nga agjentët e Krimit Ekonomik të Tiranës diferenca të mëdha në inventarin e kryer nga hetimi tatimor. Gjithashtu, janë konstatuar dhe sekuestruar rreth 3.000 copë mallra të ndryshme kozmetike kontrbandë.

Dyshimet e Policisë së kryeqytetit janë se pas Ergys Mezinit dhe Tea Karanxhës, në bizneset që ata administronin, pastroheshin para të personave të tjerë që veprojnë në territorin e Bashkimit Europian. Hetimi i thelluar i Prokurorisë së Tiranës, nisur dhe nga provat e mbledhura nga Krimi Ekonomik, pritet të zbardhin këtë veprimtari me mallra kontrabandë.

ergys mezini dhe tea karanxha global cosmetics & production

Lini një Përgjigje