
Vrasja e gjyqtarit Astrit kalaja gjatë seancës ka bërë jehonë në mediat e huaja. Shumë media prestigjioze kanë raportuar ngjarjen që tronditi Shqipërinë, pasditen e sotme.
“The Guardian”, raporton krimin e rëndë me titullin: “Vritet gjyqtari me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri”

“Një burrë hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hënën, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, tha policia. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.
Sipas policisë, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh. Kalaja vdiq ndërsa po transportohej në spital.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth ndonjë motivi apo natyrës së çështjes që po dëgjohet. Lista e çështjeve që gjendet në faqen e internetit të gjykatës i referohej një prone…”, raporton më tej artikulli.
Vrasjen e gjyqtarit e kanë raportuar edhe media si Ballkan Insight, AP News, Washington Post, Ekatherimini, etj.


Lini një Përgjigje