Vitet kur shqiptarët në Greqi anatemoheshin duket se kanë kaluar.
Këtë e tregon fakti se ata janë bërë faktor i rëndësishëm në ekonominë vendase, shtetformim, por edhe politikë.
Antilian Koxhaj, kandidati për deputet i partisë Syriza në zonën e Pireut, thotë se ka nisur karrierën politike për të luftuar racizmin.
“Kam ardhur në Greqi në vitin 2000, kur isha shumë i vogël. Në politikë u angazhova me të rinjtë e Syriza. Kam 10 vite në politikë, kam hyrë me qëllim për të luftuar racizmin dhe përjashtimin social.Dua që të gjithë të kenë shanse të barabarta. Emigrantët kanë 30 vite në Greqi dhe kanë qenë korrektë me detyrimet ndaj shtetit. Janë pjesë vitale e shoqërisë greke dhe duhet të kenë zë publik”, thotë Koxhaj.
Përveç Antilian Koxhajt në zgjedhjet në Greqi në garë është edhe një tjetër shqiptar, Fatos Malaj.
Për Fatos Malaj kjo nuk është hera e parë. Ai kandidon për herë të dytë me PASOK, në Athinë, në zonën A. Në 2019 ai nuk siguroi dot mjaftueshëm vota, për tu futur në Parlament.
Lini një Përgjigje