TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2023, 09:21

"Harrohet" darka e Athinës, Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë

Shkruar nga Pamfleti
"Harrohet" darka e Athinës, Shqipëria i vjen në
Rama dhe zjarrëfikësit e Korçës

Greqia është përfshirë nga zjarret e shumta, ndërsa ditën e djeshme 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.

Pavarësisht tensioneve Tiranë-Athinë, mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në vendin fqinj.

Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.

Burime bëjnë me dije se punojësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.

I njëjti burim tha se në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.

Duhet thënë se vitet e kaluara në situata të ngjashme në pyjet e Cerjes dhe Dardhës edhe shërbimi zjarrfikës helen i ka ardhur në ndihmë homologëve shqiptare për shuarjen e zjarrit nga ajri.

 

greqia korça i shkon në ndihmë greqisë

Lini një Përgjigje