TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2023, 08:49

Oligarku Salillari shpërblehet nga qeveria me miliarda lekë tenderë në Berat

Shkruar nga Lefter Maliqi

Oligarku Salillari shpërblehet nga qeveria me miliarda lekë

I pangopuri ish-fatorinoja, Oligarku Salillari, nuk lë radhë për firmat e tjera të Qarkut Berat, disa prej të cilave janë në prag të falimentimit.

Tender mbi 1 miliardë e 300 milionë, tek ‘Fusha e Vjetër e Sportit’, në Berat, për ta kthyer ambient argëtimi për të rinjtë, thua se do të ndërtojë anije lundruese!

Ish-fatorinoja i pangopur! Nuk numërohen miliardat tenderë, në Kuçovë e Berat, para dhe pas fushatës!

I pangopuri ish-fatorinoja, Oligarku Salillari, nuk lë radhë për firmat e tjera të Qarkut Berat, disa prej të cilave janë në prag të falimentimit.

Nuk numërohen dëmet që i ka shkaktuar ‘Zonave të Mbrojtura’ dhe banorëve; dëmton lumenj, male, fusha e pyje; ndërton pa leje dhe se ndalon askush!

Favorizoi ‘pengun’ e tij Hajdarin, në Bashkinë Kuçovë, me ‘çakull e asfalt elektoral’ dhe joshi votuesit, e bëri fushatë hapur duke ndërruar makinat mijëra Euro, herë i maskuar, e herë i fshehur.

Askush nuk e ndal!

As Drejtësia e as Qeveria!

Babëzia i ka errur sytë me paratë e popullit!

Arrin të blejë çdo gjë; emëron, cakton, vendos, eliminon rival e kundërshtarë! Imagjinoni çfarë dëmi bën ish-fatorinoja!

‼️ Skandal!

Shtet mafioz!

Shikoni guroren në Urë-Vajgurore, se çfarë i ka bërë e po i bënë malit, pyllit, banorëve, pa zbritur me poshtë deri në Kuçovë, ç’i ka bërë pyjeve dhe lumenjve!

Se ndal kush!

Paraja hedh ujin përpjetë! Dhe cilat?! Paratë e popullit!

Skandal!

“SPAK” e “Prokuroritë e Rretheve kanë patur e kanë me dhjetëra kallëzime, por disa të pushuara e disa gati për t’u pushuar, disa ende nën hetim, por ‘peshkun e madh’, miliarderin se zë rrjeta!… si Oligark, se si njeri është peshë e lehtë, çdo rrjetë do e zinte.

Por ka Zot dhe Drejtësinë e Zotit, Oligarku, s’ka shans ta blejë! Vendimi i tij është i formës së prerë.

Oligarku Salillari shpërblehet nga qeveria me miliarda lekëOligarku Salillari shpërblehet nga qeveria me miliarda lekë

salillari qeveria lefter maliqi

Lini një Përgjigje