TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 22:21

Kush është politikani shqiptar me 9.5 mln dollarë në offshore? Partnerët zbulojnë llogaritë e fshehta të ish-kreut të një partie opozitare

Shkruar nga Pamfleti

Kush është politikani shqiptar me 9.5 mln dollarë në

Pushtetarët shqiptarë dhe jo vetëm nuk mund t’i fshihen përgjithmonë drejtësisë. Edhe pse ata vazhdojnë të përdorin metoda nga më të ndryshmet për të justifikuar pasuritë e tyre marramendëse të vënë nga afera korruptive dhe kriminale, shumicën e së cilave i fshehin në banka jashtë vendi të atashuara pranë “parajsave fiskale”, skema e tyre fluide duket se janë pikasur nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Gazeta “SOT” ka mësuar se disa politikanëve shqiptarë, mes tyre një ish-kryetar i një partie të madhe të opozitës në Shqipëri i janë kapur llogari bankare në offshore. Mësohet se partnerët ndërkombëtarë në kuadër të hetimeve sipas skemës “Ndiq Paranë” ose siç njihet ndryshe “Folloë the Money”, kanë zbuluar plot 9.5 milionë dollarë në emër të politikanët shqiptarë, të cilin për momentin po e mbajmë anonim. Mësohet se paratë e politikanët opozitar kanë rënë në rrjetën e prokurorëve dhe hetuesve financare në kuadër të disa aksioneve që disa vende partnerët po bëjnë në vende ku dyshohet se shumë politikanë të ndryshëm nga gjithë bota kanë fshehur miliona dollarë të pajustifikuara.

Ky gjurmim i parave ka shkaktuara panik tek personi në fjalë, për shkak se ai është thjeshtë një i përdorur, pasi dyshohet se pronari i vërtet i gati 10 milionë dollarëve, është një politikan i rangut të lartë në Shqipëri, i cili lartë e poshtë ka hapur zëra se është i paprekshëm. Mirëpo ky zbulim i partnerëve, pritet të prishë qetësinë e politikanë që i ka dalë emri në offshore, por edhe atij që fshihte pas tyre. Ndërkohë theksojmë se ky nuk është rasti i parë që politikanëve shqiptarë u janë kapur llogari bankare jashtë vendit.

Pak muaj më parë gazeta “SOT” raporti se nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur në Shqipëri, të cilit i kanë piketuar pasuri marramendëse, e së shpejti do të bllokohen dhe do të zbardhen të gjitha gjurmët e tij në paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë në Shqipëri janë përpjekur të tregohen të zgjuar duke pastruar para nëpërmjet personave të tjerë të rrethit të tyre familjar, por britanikëve nuk do të mund t’ua hedhin dot, pasi politikani shqiptar është kapur “mat” duke përdorur skemën e sipërpërmendur, duke përdorur njerëzit e tij më të ngushtë për t’ju fshehur drejtësisë.

Investimet e tij në Londër, kanë rënë në sy dhe në kuadër të hetimeve të thelluara në ditët në vijim, pritet që të gjithë pasurinë prej 400 milonë paundësh t’ia vënë nën sekuestro. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të zbulojnë institucionet e huaja pasi, edhe pse shumë pushtetarë shqiptarë janë zhytur në korrupsion dhe të gjithë ia kanë hedhur paq, shpresat janë se diçka do ndryshojë përmes SPAK dhe BKH, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë edhe me institucionet ndërkombëtare. /Sot

Lini një Përgjigje