TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 17:26

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”, gangsterët shqiptarë ofrojnë shpërblim prej 10 mijë £ për gjetjen e armiqve të tyre

Shkruar nga Pamfleti

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

“Nëse i gjeni, pritini duart dhe këmbët”, shkruan një komentues, ndërsa i dyti vijon “hakmarrja do të bëhet kur të kthehen në Shqipëri”. 

Gangsterët shqiptarë po përdorin TikTok për të ofruar shpërblime prej 10,000 £ për informacion mbi armiqtë e tyre, në mënyrë që ata të mund të jenë në shënjestër të sulmeve hakmarrëse. 

Një bandë me bazë në Londër ka hapur një llogari të dedikuar për të gjetur hajdutët, që hynë në fermën e tyre të kanabisit, duke përdorur apele të stilit Crimestoppers që paraqesin pamjet e autorëve. 

Një postim kërkon ndihmë për identifikimin e një grupi prej pesë burrash me kapuç që hynë në një shtëpi bari, duke publikuar videon shoqëruese që tregon momentin kur ata hynë nga dera e përparme.  

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Një mbishkrim thotë: 'kush ka informacion për këta djem do të marri 10 mijë paund. Mesazh për çdo detaj. Kjo është në Londër NW.' 

Poshtë postimit, komentuesit lanë kërcënime gjakatare për “drejtësinë e rrugës” që do t'u jepej autorëve. 

“Nëse i gjeni, pritini duart dhe këmbët”, shkruan një komentues, ndërsa i dyti vijon “hakmarrja do të bëhet kur të kthehen në Shqipëri”. 

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Rënia dramatike e numrit të shqiptarëve që bëjnë kalimet e paligjshme  ka shkaktuar një krizë rekrutimi, me reklamat që u shfaqën në TikTok vitin e kaluar që tregonin bosët e bandave që ofrojnë deri në 30 për qind të fitimeve për punëtorët në fermat e kanabisit. 

Në mënyrë të pashmangshme, gangsterët shqiptarë janë përfshirë në dhunën që ka burim trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. 

Brikel Palaj, 33 vjeç dhe Radian Lika, 35 vjeç, u filmuan teksa merrnin thika të mëdha nga një dyqan në Bristol përpara se të vrisnin Aranit Lleshin në maj 2022, teksa tentonin të vidhnin një sasi kanabisi prej 95,000 £ si pjesë e një lufte brutale në terren.

Erland Spahiu ishte pjesë e një bande prej 8 burrash të dënuar me të paktën 229 vjet burg për rrëmbimin dhe vrasjen e një personi të pafajshëm, për të cilin gabimisht menduan se kishte përdhunuar një vajzë adoleshente.

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Christopher Hughes, 37 vjeç, pësoi më shumë se 90 goditje me thikë në kokë, qafë, trup dhe gjymtyrë, pas rrëmbimit të tij më 18 shkurt të vitit të kaluar.

TikTok tani ka hequr llogarinë London Thieves pasi ekzistenca e saj u zbulua nga The Times. 

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Gjigandi i mediave sociale tha se udhëzimet e tij "janë të qarta se ne nuk lejojmë asnjë kërcënim të dhunshëm, promovim të dhunës, nxitje të dhunës ose promovim të aktiviteteve kriminale që mund të dëmtojnë njerëzit, kafshët ose pronën". 

TikTok shtoi se punëson 'dhjetëra mijëra profesionistë të talentuar të sigurisë, të përkushtuar për të mbajtur TikTok të sigurt', duke përfshirë ekspertë vendas që flasin më shumë se 70 gjuhë dhe dialekte, përfshirë shqipen.

Vitin e kaluar, një emigrant shqiptar, i cili u kontrabandua në Britaninë e Madhe me një gomone, u burgos pasi u gjet duke u kujdesur për një fermë kanabisi me vlerë 63,000 £. 

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Arbi Koldashi, 41 vjeç, u kap duke u kujdesur për fermën në South Kirkby, Wakefield, West Yorkshire, për të shlyer një borxh prej 10,000 £ ndaj kontrabandistëve që ndihmuan ta sillnin atë në vend.

“Hakmarrja do të bëhet në Shqipëri”,

Policia bastisi shtëpinë dhe gjeti Koldashin duke u kujdesur për më shumë se 140 bimë, u tha Gjykata e Kurorës së Leeds. /Përshtati Pamfleti nga Daily Mail/

 

Lini një Përgjigje