
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj. Ata akuzohen se kanë ndërhyrë në e-mailet e Prokurorisë së Posaçme.
Gjoni dhe Rrokaj u prangosën pasi morën materiale nga email-et e SPAK dhe i shpërndanë. Sipas SPAK, personat e arrestuar, Zambak Gjoni që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë, kanë bashkëpunuar me persona të tjerë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ky grup dyshohet se ka ndërhyrë në kompjuterat e prokurorëve të SPAK, përfshirë edhe kompjuterin e kreut të SPAK, Altin Dumani. Ndërsa dyshohet se, këqyrja e materialeve sekrete mund të jetë bërë për llogari të ndonjë grupi kriminal.
SPAK pohoi se ndërhyrja është kryer mbrëmjen e 12 marsit, ku edhe është realizuar marrja e informacioneve nga hakerimi i adreseva të prokurorëve, por jo dosje hetimore, ndërsa theksoi se sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cënuar.
Lini një Përgjigje