
Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të Tunelit të Llogarasë.
Bëhet fjalë për kompaninë “Hill International NV”. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve u dha nga prokurori Dritan Prençi.
Duket se SPAK ka nisur një hetim për tunelin e Llogarasë. Sipas raportimeve mediatike, agjentët e BKH-së gjatë paradites së sotme kanë shkuar në zyrat e kompanisë ku kanë marrë disa nga dosjet që kanë të bëjnë me shërbimet e realizuara nga kompania.
Mësohet se dokumentet e sekuestruara kanë të bëjnë me preventivat dhe kostot e punimeve, ndërsa më parë ka pasur akuza publike lidhur me abuzimet sa i takon vlerës së tenderit në këtë vepër infrastrukturore.
Lini një Përgjigje