TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2024, 07:10

“Grida, mbyllja gojën këtij”/ Sherr mes Dudushit dhe Boçit në studio: Ke 30 vite që shan Berishën, ti nuk deklaron pasurinë…

Shkruar nga Pamfleti
“Grida, mbyllja gojën këtij”/ Sherr mes Dudushit dhe
Alban Dudushi dhe Luçiano Boçi

Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi në Top Story mes gazetarit Alban Dudushi dhe nënkryetarit të Rithemelimit Luçiano Boçi, për protestën e mbajtur dje para Kryeministrisë.

Teksa Boçi po fliste për programin e Berishës, Dudushi tha se ai program është që në vitin 2005, që shkaktoi debat në studio.

Debati:

Boçi: Pyetja do jetë programi, si do vazhdojmë pjesën tjetër se protesta ndodhi.

Dudushi: Programe bëjmë sa të duash…

Boçi: Të lutem mbyllja gojën atij të flas unë.. të mbylli gojën për respekt

Dudushi: Ça është kjo mbylle gojën o Luçiano

Boçi: A ke respekt për bashkëbiseduesin, se ka ca rregulla

Dudushi: E tha doktori dje programin tuaj e ka që në 2005 atë

Boçi: Ti këtë punë ke. Ke 30 vite që shan Berishën, vjen këtu punë të zezë e ke se nuk deklaron as pasuri asgjë

Dudushi: Ça ke bërë 30 vite ti

Boçi: Jam pedagog prej 35 vitesh, tani jam në angazhim publik.

alban dudushi luçiano boçi

Lini një Përgjigje