TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2024, 20:05

Bota e errët e taksistëve në Tiranë: Ndërmjetës kokaine dhe ofertat me punonjëset e s*ksit

Shkruar nga Pamfleti

Bota e errët e taksistëve në Tiranë: Ndërmjetës

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë. Të gjesh kokainë në Tiranë është aq e lehtë sa të blesh cigare. ZËRI zbulon për herë të parë një rrjet taksish që shpërndajnë kokainë në kryeqytet. Një shërbim publik i menaxhuar nga disa kompani private është streha më e re e trafikantëve. Kokainën e gjen në taksi, kudo dhe kurdo.

Në dokumentar, i cili është fryt i një investigimi disamujor, faktohet me zë dhe me figurë, sesi shoferët e taksive, të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë, janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës. Në bisedat me bashkëpunëtorët, taksistët zbulojnë se sigurimi dhe shitja e kokainës është një fenomen i zakonshëm, ndërsa nuk mungojnë as ofertat për punonjësit e seksit, duke treguar edhe emrat e hoteleve ku do ofrojnë shërbimet e tyre.

Taksistët i sigurojnë bashkëpunëtorit, kokainën, kontaktet me shitësit, e madje dhe i ofrojnë hapësirën e brendshme të makinës për të konsumuar lëndën narkotike. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, taksistët konsumojnë edhe vetë kokainë, dhe më pas dalin në rrugët e kryeqytetit, duke u bërë burim aksidentesh apo ngjarjesh të tjera të rënda.

 

Lini një Përgjigje