TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 10:59

Gjyqi në Kushtetuese, kush janë dy avokatët që mbrojnë Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Kushtetuese, kush janë dy avokatët që mbrojnë
Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi janë dy avokatët që mbrojnë Veliajn në Kushtetuese

Këtë premte në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet nga relatorja Sonila Bejtja çështja e ankimit të Erion Veliajt në Kushtetuese ndaj vendimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj dhe vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij.

I pranishëm në këtë seancë gjyqësore është edhe vetë Erion Veliaj, i cili ka lënë disa orë qelinë e paraburgimit të Durrësit.

Në mbrojtje të tij në Kushtetuese janë dy avokatët Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.

Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn më 25 shtator me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, por dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza  për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

 

seanca për veliajn n kushtetuese avokatët mbrojtës

Lini një Përgjigje