TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 08:22

Gara për Tiranën, moderatori: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Tiranën, moderatori: Florian Binaj nuk më bind!
Florian Binaj

Gazetari dhe moderatori Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind.

I ftuar në studion e "Quo Vadis", gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan.

Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice.

Pjesë nga biseda:

Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me PS, as me PD. Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk dua teknicienë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës do politikanë. Unë isha pro kandidatit Hasimja, por jo te Binaj.

Hasimja: Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Ka mungesë integriteti. Tirana është kthyer në kantier të interesave të një pakice njerëzish. Nuk ka rëndësi nëse është politikan i përgatitur apo nëse di të flasë. A do të kemi një kryetar që ta përdorë Tiranën për interesat e qytetarëve, apo do të vazhdojmë me interesat e një pakice?

florian binaj

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    S'të bind Ty: po kush po të pyet? Ka struktura partiake që janë funksionale dhe pyeten? Jo! Ato kanë vdekur me kohë. Binaj e do Berisha e do Edi Rama, e do Erion Velija, e do Lutfiu i S.G. e do Sorosi. E duan soroistët e Brukselit dhe kjo mjafton.

    1. b
      besa

      Kesaj rradhe dhe nje perfaqesues nga komuniteti rom te jete perballe Manastirliut qe eshte po aq sa Rama pergjegjese per kete kaos ku ndodhet ky vend e sidomos kryeqyteti, duhet votuar. Mjaft me me mashtrime dhe demagogji. Na e shpifen na hapen barkun. Bejne moral bejne sikur degjojne njerezit sikur qajne hallet dhe ne fund, r kane mendje vetem te japin leje shumekateshe, betonizim gjitheandej si e si te vjedhin si te babezitur. Nuk te doli ty moj zonje gjithe ai leke i laboratoreve ne covid ppp etj etj. Akoma do te vjedhesh. Ju skeni as turp as moral. Kerkon vite ne emer te Rames qe ka bere nje baterdi dhe masaker te vertete ne Tirane. Perse te te votoj ty, qe re vazhdoj e njehta gje. Kurreeee!

      Lini një Përgjigje