
Gazetari Andi Tela, duke komentuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Berisha, u shpreh se për Berishën do të ketë një vendim, por për të dënuar atë duhen prova të pakundërshtueshme.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tela tha se në këtë gjyq nuk ka rëndësi se sa dënohet, por nëse shpallet fajtor apo jo.
“Ky është procesi i parë ndaj Sali Berishës dhe sado që të zgjasë, në fund ne do të kemi një vendim. Për Sali Berishën me 35 vite karrierë politike, nuk ka rëndësi se sa dënohet, por nëse shpallet fajtor apo jo. Por kjo arrihet me prova të besueshme dhe me një gjykatë që bën drejtësi. Gjykatë militante dhe prokurorë militantë nuk do t’i bënin mirë vijimit të mëtejshëm të proceseve gjyqësore.
Në bazë të materialeve që janë, është shumë e vështirë që ta shpallësh fajtor, por nëse ajo do të ndodhë, duhen prova të pakundërshtueshme”, tha Tela.
Lini një Përgjigje