TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2025, 14:54

GJKKO i rrëzoi kërkesën, Gjikondi: Hilet e Berishës për të shtyrë përballjen me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO i rrëzoi kërkesën, Gjikondi: Hilet e Berishës për

Juristja Brizida Gjikondi ka folur lidhur me vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen “Partizani”.

Gjikondi e konsideroi kërkesën e Berishës si një hile për të shtyrë përballjen me të vërtetën. Ajo u shpreh se rrënimi i figurës së kreut të PD është një rrugë humnere pa kthim.

“Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën.

E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë”, tha Gjikondi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje