
Para 2 vitesh, Bashkia bëri aksion për vrasjen qenve me grupe gjuetarësh, që paguheshin 5 mijë lekë për çdo qen, por duke dorëzuar në bashki bishtat, veshët dhe 2 këmbët e para. Ndërsa tani, qentë e rrugës do tridhen, dhe për t’u vërtetur puna e kryer, firma fituese e tenderit duhet dorëzojë në Bashki... hallatet e qenve
Pas idesë së Ministres së Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëherazi deputete e zonës; që Gjirokastra të ketë edhe një projekt turistik lokal, Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi e hartoi projektin dhe ia paraqiti për miratim Këshillit Bashkiak, ngaqë kishte kosto financiare.
Mes shërbimeve të parashikuar në projektin: “Gjirokastra me turizëm elitar, të qetë e të sigurt”, kryetari dhe ekspertët e bashkisë, kanë parashikuar se ndikim të madh, do ketë edhe pakësimi i “popullimit” të qenve të rrugës, duke i tredhur.
Në zbatim të këtij “mendimi ekselent shkencor”, me 18 shkurt 2023, krye bashkiaku Flamur Golemi ka shpallur tenderin për kapjen dhe tredhjen e qenve, me vlerë 13 milionë lekë e datë zhvillimi më 2 mars.
Për këtë “shërbim publik”, siç e quan Bashkia e Gjirokastrës, është menduar të krijohen 2 skuadra me specialistë tredhjesh të qenve, të cilët do të kryejnë aksionin me 3 faza: në muajt Mars-Maj; Qershor-Shtator dhe Tetor-Dhjetor.
Kujtojmë, që para 2 vitesh, kjo Bashkia bëri aksion për vrasjen e qenve me grupe gjuetarësh, të cilët paguheshin me 5 mijë lekë për çdo qen, por duke dorëzuar në bashki bishtat, veshët dhe 2 këmbët e para.
Ndërsa tani, në zbatim të projektit: “Gjirokastra me turizëm elitar, të qetë e të sigurt”, qentë e rrugës do tridhen; dhe sipas ligjit, për t’u vërtetuar puna e kryer, firma fituese e tenderit duhet të dorëzojë në Bashki... hallatet e qenve./Pamfleti

Lini një Përgjigje