TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2023, 08:55

Tjetër rast dhune mes nxënësve në Tiranë! 2 vajza rrihen në mes të rrugës, bashkëmoshatarët i filmojnë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rast dhune mes nxënësve në Tiranë! 2 vajza

Një tjetër rast dhune mes adoleshentësh është regjistruar në vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale.

Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre.

Vetëm pak çaste pak sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t'i dhënë fund goditjeve.

Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për "plumba" e "thyerje hunde", të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.

Video është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka ende informacion se në çfarë kohe është filmuar.

Vetëm disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshin në një ngjarje të tillë.

tjetër rast dhune mes nxënësve në tiranë bashkëmoshatarët i filmojnë

Lini një Përgjigje