TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2025, 11:51

Gjashtë ditë nën dhe, gjendet trupi i Ardit Beshirit ne Klos 

Shkruar nga Pamfleti
Gjashtë ditë nën dhe, gjendet trupi i Ardit Beshirit ne
Pamje nga kerkimet

Është gjetur pas 6 ditësh kërkime, trupi i fadromistit në Klos.

29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit.

Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.

Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve.

 

ardit beshiri

Lini një Përgjigje