TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2025, 22:50

Gazetari zbulon se kur do të bjerë “de jure” non-grata e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon se kur do të bjerë “de jure” non-grata e

Gazetari Bledar Koka ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën”  e vendosur ndaj Sali Berishës.

Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë.

“Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump dhe Rubio kanë marrë sa i përket politikës së “non gratave”. Rasti i parë ishte ai me zyrtarin hungarez dhe rasti i dytë në trajtimin e “non gratave” është ky me Berishën.

Kjo është një njohje e gabimit të madh që është bërë nga administrata dhe që ne e kemi thënë të gjithë, dhe sot është konfirmimi që “non grata” ka rënë de facto, por “de jure” akoma jo. Nuk ka rënë “de jure” sepse në optikën dhe vizionin e Sekretarit Rubio, politika e “non gratave” synon të rishikohet e tëra dhe të zëvendësohet nga një mekanizëm tjetër politik”, tha gazetari Koka në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje