TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2024, 07:52

Gazetari zbulon prapaskenat: Si Berisha i bëri një linçim publik Ivi Kasos vetëm pse tha të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon prapaskenat: Si Berisha i bëri një linçim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij në shesh.

Gazetari Flogert Muça u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka hequr dorë nga shantazhet publike dhe kërcënimet ndaj personave që thonë të vërtetën, qofshin ato edhe brenda partisë.

“Shqetësuese është shantazhi publik, një kërcënim që doktori ia bën Ivi Kasos dhe nuk e ka vetëm me Ivin. Fakti që e bëjnë publik është një mesazh për të gjithë që kush do të ketë guxim që do të dalë kundër Berishës apo familjes Berisha, fatin do e ketë më keq se ky i Ivi Kasos. Ivi Kasos i bëri një linçim publik vetëm pse tha një të vërtet. Thelbi është një shantazh që një kryetar partie i bën një anëtari partie vetëm pse thotë një të vërtetë”, tha më tej gazetari Muça në “Ora e Fundit”.

Lini një Përgjigje