
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se puna e Prokurorisë së Posaçme nuk do të ndalet dhe se do të vijohet me hetime dhe arrestime të tjera.
Në një intervistë për emisionin “3D”, në RTSH1, Dumani tha se në momenti që dosjet hetimore që kanë në dorë të mbyllen, atëherë do të vijë goditja e radhës.
Pjesë nga biseda në studio:
A do ndikojnë zgjedhjet e pranverës në vijimin e hetimeve?
Dumani: Nuk ndalemi, nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi i rrymave në vend
-Ka çështje të tjera në vijim?
Altin Dumani: Ne nuk kemi marrë. Nuk kemi mbyllur zyrat e nuk do të ketë çështje. Kjo është puna jonë. Të hetojmë. Në momentin që hetimi maturohet dhe niveli i provave është i maturueshëm për të proceduar me masë sigurimi apo të pandehur në gjendje të lirë do të keni lajme. Ne në punë jemi.
-Ka pasur zëra që duke nisur nga janari do të filloni të ulni tempin për shkak të fushatës elektorale duke qenë se janë zgjedhjet në pranverë?
Altin Dumani: “Nëse krimi e merr pushim gjatë fushatës elektorale ne e ulim tempin. Cdo lloj krimi. Krim është dhe korrupsion në zgjedhje, edhe korrupsioni i zyrtarëve. Ne jemi në përmbushje të funksioneve tona. Nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi I rrymave të ndryshme që mund të jenë në vend
Lini një Përgjigje