TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2024, 07:17

Përgjimet e Sky Ecc, Beci: Mjet për kërkimin e provës, SPAK duhet t’i kryqëzojë me zbulime të vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet e Sky Ecc, Beci: Mjet për kërkimin e provës, SPAK

Eugen Beci, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, në emisionin “Log.” tha se nuk mund të konsiderohet platformë kriminale SKY ECC sepse janë zbuluar disa biseda.

Beçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet nëse këto përgjigje janë apo jo në përputhje me Kushtetutën shqiptare.

“Mjeti për kërkimin e provës duhet të shoqërohet me prova të tjera, çka do të thotë se mjeti i provës nuk ka pse të ketë një rol kaq të rëndësishëm. SPAK a i ka kryqëzuar përgjimet me prova konkrete, apo i ka njerëzit në burg vetëm me këto përgjime, që konsiderohen si mjete për kërkimin e provës”, tha Beçi.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet a përputhen këto përgjime me ligjet shqiptare apo jo, por ato s’mund të përdoren si mjeti për të çuar në burg dhe dënuar individët vetëm duke u bazuar te këto përgjime.

‘Kodi i Proçedurës Penale merr në mbrojtje individin përballë shtetit”, tha Beçi.

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda tha se ky është thelbi i Kodit të Proçedurës Penale për të mbrojtur individin që mund të jetë edhe kriminel, përballë represionit që mund të ushtrohet ndaj tij.

përgjimet e sky ecc beci spak

Lini një Përgjigje