TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2026, 21:31

Gazetari nga Venezuela flet për mediat shqiptare: Pa SHBA, Maduro nuk do të rrëzohej kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari nga Venezuela flet për mediat shqiptare: Pa SHBA, Maduro nuk do
Felipe Torres Gianvittorio

Gazetari nga Venezuela Felipe Torres Gianvittorio, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë, ka dhënë një intervistë ekskluzive këtë mbrëmje në emisionin Top Story.

Ai foli për aksionin e SHBA dhe arrestimin e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe të shoqes.

I pyetur sesi ishte situata në Venezuelë, në lidhje me korrupsionin dhe trafikun e drogës, ai tha: “Këto janë akuza nga SHBA për të justifikuar veprimet e tyre. Regjimi i Venezuelës ka marrë pjesë në trafikimin e drogës si pjesë e kartelit që njihet si karteli i Soles, në të cilin lehtësonin qarkullimin e drogës. SHBA këtë pretendon vitet e fundit, sidomos gjatë presidencës së Trump. Këto aktivitete ndodhin në Venezuelë dhe nuk e kishim një shtet të së drejtës për t’i hetuar ato”.

Gazetari ka treguar se ata kishin nevojë për ta rrëzuar Maduron por ishin të qartë se këtë nuk e bënin dot pa SHBA-në.

Po është e vërtetë kam lindur në Karakas. U largova prej andej pas zgjedhjeve të tetorit që fitoi Maduro, ose mendoi se fitoi, para 1 viti e gjysmë në 2024.

Arsyeja kryesore ishte që u largova ishte se më ofruan një bursë për Master në Republikën Çeke, për gazetari. Unë prisja me padurim të punoja si gazetar në Venezuelë por në rastin tim ishte e pamundur sepse hetoja gjëra që kishin të bënin me politikë, që ishte e pamundur të lejohej.

Ne venezuelasit jemi të vetëdijshëm për vendimet e SHBA-së, është shkelje e sovranitetit, por për ne të drejtat tona janë dhunuar si shumë vende të tjera ndërkombëtare. Duke qenë se ne dimë që SHBA vjen për të përdorur burimet tona, njerëzit në Venezuelë duan që të largojnë Maduron nga pushteti.  

Për ne rezultati ideal do të ishte që vetë ushtria jonë të largonte Maduron, por problemi është që të dyja palët bashkëpunojmë me njëra tjetrën. Pushteti do ushtrinë që të qëndrojë në pushtet dhe anasjelltas. Edhe nëse do të kishim tentuar vetë të pakta janë shanset që të arrinin në këto përfundime pa SHBA. Për Venezuelën unë pres që të ketë një tranzicion, zgjedhje të lira, që të dyja palët të vendosin se kush do të drejtojë vendin. Unë si venezuelas e kuptojë këndvështrimin e SHBA. Është një ilaç i hidhur, por duhet ta gëlltisim”, u shpreh gazetari Felipe Torres Gianvittorio.

 

3 Komente

  1. J
    Jeta

    Kete e dijne Salehu e Ramuti. E dine neta bandit se me militantet e tyre lëpirsa mund te sundojnë e te vjedhin gjersa te ken jetë.

    1. R
      Robert vevecka

      Njelloj si ne Shqiperi..Pa ndihmen Amerikane post komunistet Edi Rama dhe Sli i Berisha qe mbajne njeri tjetrin keta do I kemi ne jete te jeteve .Ku me fjale jane me perendimin me Ameriken por me zemer e me vepra jane me lindjen Rusin e Kinen.

      1. L
        Losar Vjerda

        Pa ndimen e nje fuqije te juaj ma te forte nga e atyne ne pushtet, diktaturat, sidomos kur jane te majta, nuk rrezohen

        Lini një Përgjigje