TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2026, 22:28

Gara brenda PD-së, Klodiana Lala: Berisha po bën çmos për të mos lejuar kandidimin e Salianjit!

Shkruar nga Pamfleti

Gara brenda PD-së, Klodiana Lala: Berisha po bën çmos për

Gazetarja Klodiana Lala, është shprehur se kryetari i PD-së, duhet të të largohet nga drejtimi i partisë. Ajo u shpreh se Berisha është i frikësuar, duke mos lejuar hyrjen në garë të Ervin Salianjit.

Më tej, Lala shtoi se duke e parë situatën si një qytetare e thjeshtë, Berisha nuk mund të mbajë peng një parti për interesa personale.

“PD duhet të hapet, të pranojë garë të ndershme dhe transparence, t’u japë të gjithëve mundësi të kandidojë. Fakti që po bën Berisha çmos të mos lërë Ervin Salianjin, kam përshtypjen që është pak i frikësuar, arsyet i di vetë zoti Berisha.

Fëmijët e mi mbajnë mend dy figura, Rama dhe Berisha. Po flas tani si qytetare që e shoh nga jashtë. Sali Berisha nuk mund të mbajë peng një parti për interesa personale.

Mendoj se interesi publik, duhet të prevalojë mbi cdo interes personal. Do të ishte në nderin e tij që në këtë moshë të tërhiqet dhe të lërë partinë të ecë përpara. Duke e parë tërësisht ftohtë dhe e distancuar”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

lala berisha salianji

1 Komente

  1. I
    Idajet Hysa

    Salianjini ka të drejt të kandidojë. Ai u shpre se do ta padisë në gjykat për mos zbatim të statutit të partis, për nenin e qujrur Basha!

    Lini një Përgjigje