TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2024, 16:11

"Fushatë e parakohshme", Spahiu për takimin e Ramës në Londër: Pjesëmarrja e diasporës do të jetë e ulët

Shkruar nga Pamfleti

"Fushatë e parakohshme", Spahiu për takimin e Ramës

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama me shqiptarët në Londër.

Spahiu e ka cilësuar si “fushatë të parakohshme” turin e Ramës dhe mesazhet e dhëna, ku sipas tij kishte qëllim sigurimin e sa më shumë votave për PS-në. Ai deklaroi se pjesëmarrja e emigrantëve në votime do të jetë e ulët, ndërsa shton se Rama po përgatitet që tani për të rritur mbështetjen e diasporës.

“Rama ditën e sotme dukej që i kishte kushtuar shumë rëndësi dhe dukej që ishte i fokusuar në marrjen e votës së Diasporës. Nuk jam i sigurt se sa do të jetë përqindja e atyre që do të votojnë, por duket që Rama po bën një fushatë të drejtpërdrejtë politike dhe një fushatë elektorale të parakohshme. Duke pasur parasysh që zgjedhjet elektorale do të jenë pas 7 muajsh, duket pak e çuditshme që kaq herët t’i kushtohet rëndësi, por mesa duket se pretendojnë sipas llogarive të tyre të rrisin ndjeshëm përqindjen kombëtare, duke marrë nga diaspora, duke qenë se ka edhe më shumë. Gjithsesi për shkak të vështirësive që ka infrastruktura dhe logjistika për votën e emigrantëve, unë parashikoj që emigrantët shqiptarë kudo në botë do të marrin pjesë në përqindje shumë të ulët në votimet parlamentare”, tha Spahiu.

Kurse në lidhje me shifrat e mundshme në votimet e ardhshme, të vitit 2025 ai u shpreh se nuk do të ketë më shumë sesa 6 apo 7 për qind votues shqiptarë nga e gjithë bota.

“Unë parashikoj se nuk do të kalojë shifra 6 apo 7 për qind. Unë mendoj se nuk do të ketë më shumë se 50 mijë deri në 70 mijë votues shqiptarë nga e gjithë bota. Dhe këtu nuk flas për PS-në, por për votues që do të marrin pjesë në votime, pavarësisht se për cilën parti do të votojnë”, tha ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje