TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2024, 07:33

Fundjavë e nxehtë dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Fundjavë e nxehtë dhe temperatura të larta, mësoni si do

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore-malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në qytetet Shkodër, Tiranë, Berat temperaturat shkojnë 39 gradë celcius.

Lini një Përgjigje