
Gazetari grek Apostolos Stakios, u shpreh se heqja e Ligjit të Luftës është një lajm i mirë për të dyja vendet dhe se më në fund po adresohet një cështje e cila ka zgjatur me dhjetëra vite.
Ai gjithashtu tha se çështja Beleri është një nga arsyet që nuk janë përmirësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, dhe se është akoma një çështje që e prek Greqinë.
“Sigurisht është një lajm i mirë për të dyja shtetet, nuk do thoja që në Greqi është ne titujt kryesorë të lajmeve por është diçka që duhej adresuar dhe është një çështje që ka zgjatur dhjetëra e dhjetëra vite. Më duhet te them se e kam ngritur këtë çështje që përpara 25 vitesh dhe ata i kanë qëndruar vendimit të tyre se ne jemi në luftë me Shqipërinë, dhe unë e kuptoj që kjo është diçka që po diskutohet për vite me rrallë, janë bërë deklarata nga zyrtarët e lartë dhe gjatë vizitës së zyrtarëve grekë ne Shqipëri. Ne duhet të kuptojmë se gjatë viteve është çështja Beleri që nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet e të dyja vendeve dhe për Athinën ne duhet të vazhdojmë dhe mendoj se ky është një lajm i mirë. Kjo është historia dhe çfarë po vjen sot nga Athina dhe diçka të tillë po kuptojmë nga media greke”, tha gazetari i ftuar në Review.
Gazetari grek u shpreh se shumë prej shtetasve grek nuk kanë informacione në lidhje me Ligjin e Luftës.
“Të jem e sinqerte shumica e grekëve nuk e kanë idenë fare, nuk e dinë që ekziston diçka e tillë. Mendoj që shumë do të shokohen kur ta marrin vesh dhe ne kemi një minoritet të madh të shqiptarëve në Greqi”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje