TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2024, 20:43

I rrezikohej jeta në burgun e Reçit, Izet Haxhia transferohet në Rrogozhinë

Shkruar nga Pamfleti

I rrezikohej jeta në burgun e Reçit, Izet Haxhia transferohet

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese, është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës.

Sipas avokatit të Izet Haxhisë në këtë burg jeta e tij është e rrezikuar.

Avokati tha se Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.

Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai u arrestua në Turqi , ku ishte arratisur nga drejtësia shqiptare dhe kërkohej nga gjykatat shqiptare të rigjykohej, pasi vendimi për të ishte dhënë në mungesë. Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia erdhi në Shqipëri me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi.

 

burgu i recit izet hacia

Lini një Përgjigje