
Policia Rrugore pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.
Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.
Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.
Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.
Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.
inshalla mbas ketyre motorrat e picave te kene rradhen
Shum i sakte ky lajmerim, te bllokohen totalisht skuterat, por edhe motorrat e picave te reduktohen ose edhe te ndalohen ne raste te mos zbatimit te rregullave te qarkullimit
Ata të picave edhe kokën e tyre e vlerësojnë sa një picë
Mosha mbi 18 vjeç duhet mos të kufizohet. Ndrysha nesër do ju shkrep të ndaloni biçikletat, motorrët dhe pensionistët të dalin në rrugë, ngaqë në shumë aksidente viktimë kanë dalë pensionistët. Pse policia e Shtetit lejon vëndqëndrim për automjete të cilat nga "varrezat"kanë bllokuar rrugët e qyteteve. Kësi autoveturash shpesh pa targa, stacionohen me vite në rrugë të qyteteve. Policia hesht. Kanë partonazhim të tyre?