
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për akuzat “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.
Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh dhe në 9 tetor është vendosur rrëzimi i saj. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator të vitit 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.
Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis pikërisht me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra, as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.
Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj. Jo vetëm kaq, por Meta e merrte Ismajlajn me vete në mbledhjes e CEZ në Pragë, e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte.
Në dosjen e SPAK thuhet se Ilir Meta kishte një objektiv të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA dhe për këtë do të shfrytëzonte Kastriot Ismailajn.
Mi thoni Kaçit të më kapi mua 70% të vlerës së aferës dhe do t'i bëj unë 12 vjet burg. Proçedurën e marveshjes do t'a bëjmë me akt noterial.
Gazetarë të Pamfletit dhe të mediave të tjera, që tregoni gatishmërinë Tuaj për publikimin e Njoftimit të Gjykatës Kushteteuese, duhet që të mos abuzoni me kërkesën në GJK të Kastriot Ismailaj. Si mik i Kastriotit dhe pjesë e studios legale "Saccucci