
Dita e shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët.
Sipas SHMU-së, gjatë ditës së sotme do të ketë një rritje të temperaturave krahasuar me ditët e fundit, ku në disa qytete termometri do të shënojë vlera 25-26 gradë celcius (temperatura maksimale).
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.


Lini një Përgjigje