TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 22:44

“Kanë ndaluar gazetarët nga Kosova të marrin pjesë”, Artan Hoxha: Serbia ndryshoi stadium sepse nuk kontrollonin dot turmën

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë ndaluar gazetarët nga Kosova të marrin

Gazetari, Artan Hoxha tha se autoritetet serbe vendosën që ta ndryshojnë stadiumin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi sipas tij, në stadiumin e Cvernva Zvezda policia e ka të vështirë ta kontrollojë turmën e tifozëve.

Hoxha theksoi se autoritetet serbe po kujdesen që mos të ndodhi asnjë incident pasi nuk e dëshirojnë dënimin nga UEFA. Ai shtoi se janë ndaluar që të vijnë gazetarë nga Kosova, për arsye të sigurisë të tyre .

“Federata serbe ka ndaluar çdo lloj gazetari nga Kosova për të parë ndeshjen. Jo se do bëjnë gjë, por për garancinë e jetës së tyre. Në UEFA u shpall që do të ishte stadiumi më i madh i Serbisë. Por aty serbët e dinin se e kishin shumë të vështirë ta kontrollonin  turmën.

Por ata menduan se incidentet do të shkaktonin probleme për ata vetë dhe mund të ndihmonin që Shqipëria do të dilte ne vend të dytë. Prandaj ata kanë marrë masa duke e çuar në një qytet të vogël vetëm e vetëm që të mos ndodhi asnjë incident”, tha Hoxha në një intervistë për News 24.

Lini një Përgjigje