TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2024, 22:22

'Ftohja' e marrëdhënies Rama-Mitsotakis, Dervishi zbardh prapaskenat: Mos ngatërroni çështjen e Belerit me të “Detit”

Shkruar nga Pamfleti

'Ftohja' e marrëdhënies Rama-Mitsotakis, Dervishi zbardh

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se çështja e Fredi Belerit, s’duhet të ngatërrohet me çështjen e “detit”.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Dervishi theksoi se çështja e detit nuk duhet të shkojë në Hagë pasi vendin tonë e penalizon gjeografia, dhe në këtë mënyrë Shqipëria del me humbje.

“Mos ngatërroni çështjen e “Belerit” me çështjen e detit, janë dy gjëra të ndryshme. Çështja e detit hapet atëherë, kur bëhemi dakord. Sot çështja e detit për ne nuk duhet të shkojë në Hagë. Ne në Hagë, na penalizon gjeografia e vendit tonë. Ne aty dalim me humbje. Për një ishull sa një tavolinë, që çuditërisht quhet grek dhe ti duhet ta ndash detin mes Shqipërisë dhe këtij ishullit. Ne kemi çështjen e ndarjes së gjireve detare”, tha ai.

 

marredhenie ftohje rama mitsotakis dervishi deti ceshjta beleri

Lini një Përgjigje