TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 20:01

Fruthi po përhapet me shpejtësi/ Shkelet ligji, fëmijët pranohen në shkolla pa certifikatë vaksinimi

Shkruar nga Pamfleti

Fruthi po përhapet me shpejtësi/ Shkelet ligji, fëmijët

Arrin në 17 numri i fëmijëve të infektuar me fruth.

Autoritetet shëndetësore janë të alarmuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërhyjë pasi në shkolla janë pranuar nxënës pa paraqitur certifikatën e vaksinimit

Ndërkohë që ligji për sëmundjet infektive përcakton se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk mund të frekuentojë kopshte, çerdhe apo shkolla.

Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe nga rubeola, po kështu janë të rriskuara edhe gratë shtatzëna nëse preken nga fruthi.

Aktualisht fruthi është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës, por kryeqyteti rriskon më shumë pasi është rritur numri i të pavaksinuarve.

Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për të vaksinuar fëmijët pasi sëmundja është ngjitëse, deri vdekjeprurëse e cila ka alarmuar edhe vende të tjera në Europë.

Lini një Përgjigje