Analisti i njohur, Frrok Çupi ka folur rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku tha se ka si qëllim kryesor eliminimin e pengesave në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se Athina ka qenë për një kohë të gjatë një nga pikat ku janë krijuar ngërçe sa i takon rrugës europiane të Shqipërisë.
Sipas tij, vizita e Ramës vjen në një klimë të favorshme për vendin tonë sa i përket përmbushjes së aspiratës tonë kombëtare, siç është bashkimi me familjen e madhe europiane.
Çupi shtoi se aktualisht është krijuar një klimë më e favorshme për Shqipërinë, e cila lidhet me afrimin me BE dhe me rritjen e rolit të vendit në forumet ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes.
Në këtë kontekst, ai vlerësoi se Shqipëria mund të luajë edhe rolin e një ndërmjetësi mes Turqisë dhe Greqisë.
“Është shumë e qartë, që vizita e Ramës në Athinë bëhet për Brukselin. Sigurisht, me gjithë rëndësinë dhe peshën që kanë fqinjësia dhe motivet e tjera, por është një vizitë për të eliminuar çfarëdo pengese që na shfaqet drejt Brukselit për pranimin në BE.
Athina ishte një nga stacionet ku u tentua për një kohë të gjatë të krijoheshin ngërçe, por edhe të sajoheshin pengesa të llojit, siç ishin të drejtat e individit dhe të drejtat e minoritetit.
Edhe pse ishin artificiale, me frymëzim nga e kaluara, prapë se prapë Evropa dhe njerëzit e vendeve të përparuara që e kërkojnë Shqipërinë në BE u shqetësuan.
Momenti i tanishëm është kur kryeministri Rama gjen klimën më të përshtatshme. Cila është klima?
Klima është afrimi me BE-në, është domosdoshmëria e krijuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe paqevendosjes. Është një moment kur Shqipëria mund të jetë shumë thjesht një ndërmjetës midis Turqisë dhe Greqisë.”, tha ai në emisionin “Tirana Live”.
Z. Cupi, qe te nxjerresh konkluzionet e vizites se Rames ne Athine, gjithmone pjese e zgjerimit, duhet te klikosh back in time, ne kohen kur Shqiperise iu aprovua "strategjia" Shengen. Por cfare ndodhi paralelisht me kete " ngjarje dhe fitore te madhe" per shqiptaret??! Ne skenen europiane u shfaq menjehere problemi i borxhit te Athines ndaj KE, qe ne mos gabofsha, ishte tek diku 2 bn€. Disa opsione ngrihen kur prapaskena fillon me dyshimin e implikimit te Merkel ( habia qe ajo shkaktoi tek homologet e saj duke dale nga natyra distinktive e politikes gjermane), dhe koha deri ne terheqjen e plote te Merkel nga politika. Ajo qe dua te nxjerr ne pah nga " prapaskenat" eshte : " Me Shengen te ofruar nga KE ( pa para ashtu badjava, for granted), mos Shqiperise i duhet te paguaj borxhet e Athines, Serbise, Malit te Zi, Romes, Parisit..etj obeze te KE??! Ju e dini asnje shtet ne bote nuk jep for granted, " te tilla oferta"...Pasi te kthehesh mbrapa ne kohe, te marresh informacion per borxhin e Athines si dhe per konfliktin e heshtur te Merkel me qytetaret gjermane per hapjen e kufijve per emigrantet, per konfliktin e saj me Sarkozine e Parisit, .... Prapaskena do te te nxjerre mesazhin e takimit te Rames ne Athine. Post Scriptum: Jane dosje te perpiluara sakte, nqs procesin Shengen e etiketuam History " for granted "!!!